INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qëndrim ndryshe nga Gjermania, ‘I takon qeverisë të garantojë bashkëpunimin parlamentar’

Qëndrim ndryshe nga Gjermania, ‘I takon qeverisë të garantojë bashkëpunimin parlamentar’

Publikuar më: 16:37 15-03-2019

Ndërsa qeveria gjermane kritikon qartë opozitën e Shqipërisë për bojkotin e parlamentit, raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm, Christian Schmidt mendon se edhe qeveria ka përgjegjësi për krizën. Raportuesi i Shqipërisë në Komisionin e Jashtem, Christian Schmidt, mendon se edhe qeveria mban përgjegjësi për situatën aktuale në Shqipëri: “Kjo nuk është normale. Parlamenti jeton nga debati. I takon qeverisë që të garantojë bashkëpunimin parlamentar”, tha ish-ministri gjerman për DW. Schmidt është që nga fillimi i vitit raportues për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm në Bundestag, njëri nga komisionet që vendos për çeljen e negociatave në BE. Schmidt tha për DW së shpejti planifikon të vijë vetë në Shqipëri për t’u informuar vetë për gjendjen. “Veçanërisht dua të shoh se sa përfshihet opozita në procedurat parlamentare”, theksoi ai.

Article Logic
Execution time: 0.0037510395050049