INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qartësohet situata e Ergys Kaçes, klubi i Panathinaikos ‘’hidhet në sulm’’ për të marrë shërbimet e tij

Qartësohet situata e Ergys Kaçes, klubi i Panathinaikos ‘’hidhet në sulm’’ për të marrë shërbimet e tij

Publikuar më: 13:42 14-01-2019

Qartësohet situata e kontratës së Ergys Kaçe tek PAOK-u. Media greke “newspao.gr” raporton se për mesfushorin nuk nevojitet të paguash klauzolën e kontratës prej 400 mijë eurosh.

Ekipi e ka lënë të lirë dhe kjo nënkupton se “jeshiltë” mund të hidhen në aksion për ta marrë në merkaton e janarit. Ai është mjaft i dëshiruar tek ekipi fqinj i Panathinaikos, ndërsa momentalisht po luan shumë pak minuta tek ekipi aktual.

Tek transferimi mund të ndikojë edhe familja e tij, e cila është shtuar edhe me një fëmijë të dytë. Shqiptari duket se është ambientuar më së miri në Athinë dhe nuk kërkon që të lëvizë. Panathinaikos në ditët e para të shkurtit do të hidhet në sulm për shërbimet e tij.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.001737117767334