INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qarkulluan fjalë se Eva Murati u nda nga djali i Jozefina Topallit, reagon për herë të parë moderatorja: Ja si qëndron e vërteta

Qarkulluan fjalë se Eva Murati u nda nga djali i Jozefina Topallit, reagon për herë të parë moderatorja: Ja si qëndron e vërteta

Publikuar më: 16:50 03-05-2018

Vetëm disa minuta më parë është shpërndarë me shpejtësi lajmi se moderatorja e “Vizion Plus”, Eva Murati është ndarë nga Genari, i dashuri i saj prej 8 vitesh.

Lajmi doli fillimisht nga “Panorama Plus” që nga burime të sigurta pranë çiftit tregonte se marrëdhënia mes Evës dhe Genarit ka marrë fund dhe këtë e mbështeste edhe fakti se kjo e fundit i kishte fshirë postimet me të dashurin e saj nga Instagrami.

E kontaktuar nga “Blitz.al” Eva ka përgënjeshtruar lajmin duke thënë:

“Është fake news! Nuk e kuptoj si kanë dalë në këtë përfundim! Më kanë mërzitur duke u përzier në jetën time private dhe tani që dua ta mbaj personale duhet medoemos të jem ndarë? Shumë pa kuptim!” – përfundon ajo.

Pra, mesa duket gjithçka ka qenë në kuadrin e thashethemet sepse Eva dhe Genari vazhdojnë të jenë të lumtur njësoj si më parë.

Article Logic
Execution time: 0.0034680366516113