INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pyetja për Tahirin pezullon darkën e Ramës në Berlin!

Pyetja për Tahirin pezullon darkën e Ramës në Berlin!

Publikuar më: 10:47 26-04-2018

Vizita e Edi Ramës në Berlin mori vëmendje të madhe mediatike jo vetëm në Shqipëri por dhe ato gjermane.
Në kuadër të takimeve në Gjermani, mbrëmjen e së mërkurës kryeministri Rama pati një takim me në fondacionin e partisë socialdemokrate, simotrës së Partisë Socialiste në kuadër të Internacionales Socialiste.
Është DW ajo që ka zbardhur darkën dhe bisedën që Rama pati me ministrin Gjerman Michael Roth, i cili nuk ka kursyer as kritikat për qeverinë e Edi Ramës.
DW bën me dije se Rama ishte ftuar aty të diskutonte me ministrin gjerman për Evropën, Michael Roth, për Shqipërinë dhe mundësinë e çeljes së negociatave. Roth vuri në dukje se çelja e negociatave nuk pritet me eufori nga vendet anëtare të BE-së.
Michael Roth:
“BE po kalon kohë të vështira, sepse ka një sërë problemesh të brendshme dhe nuk është e gatshme për anëtarë të rinj”.

Veç lëvdatave për arritjet në procesin e Vettingut, Roth nuk harroi t’i kujtonte mikut të tij socialist, se reforma gjyqësore pa një proces kundër ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri nuk mund të bëhet. Ndaj duhet filluar procesi gjyqësor kundër ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahirit për të dëshmuar kështu se pavarësia e gjyqësorit me të vërtetë funksionon, tha Roth, sipas DW.
Ka qenë dosja “Tahiri” çështja kryesore e diskutuar në seancën dëgjimore të kryeministrit Rama në Bundestag, çka solli dhe anulimin e darkës zyrtare në Berlin, shkruajnë mediat.

Article Logic
Execution time: 0.0039000511169434