INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pyetja e Kejvinës përlot të dashurën e Nas Daily, ajo shpërthen në të shara! Ermal Mamaqit i del situata nga dora: 'Edhe kjo s'na kishte bërë vaki...' [FOTO]

Pyetja e Kejvinës përlot të dashurën e Nas Daily, ajo shpërthen në të shara! Ermal Mamaqit i del situata nga dora: 'Edhe kjo s'na kishte bërë vaki...' [FOTO]

Publikuar më: 00:15 04-11-2018

Ai është një prej blogerëve më të njohur në të gjithë botën duke bërë për vete mijëra fansa me videot e tij 1 minutëshe të vendeve që viziton. Nuseir Yasin, blogeri arabo-izraelit, i njohur nga faqja e tij në Facebook si Nas Daily, ka vizituar Shqipërinë dhe Tiranën për projektin e tij të rradhës.

Por mbrëmjen e së shtunës ai ishte i ftuar në “Xing me Ermalin” mbrëmjen e sotmë së bashku me të dashurën e tij Aline dhe Arbër Hajdari. Por diçka e sikletshme ndodhi, që supozohej se nuk do transmetohej, por Ermali e bëri pjesë të emisionit këtë OffREC. Kur erdhi rradha e pyetjes së Kejvinës situata në studio nuk shkoi për mirë.

“Ti udhëton shpesh, por kur e gjen kohën për të dashurën tënde?”, e pyeti Kejvina, por Ermali e ndërpreu dhe i tha se nuk ishte kjo pyetja. Kejvina i tregoi se Arbri e ndryshoi pyetjen pasi i ishte dukur pa sens duke qenë se ai udhëton gjithmonë me Alinen. Pyetja në fakt ishte: “Kur shkon nëpër udhëtime a shkon për të takuar vajza?”.
Ermali i tha Kejvinës ta bënte sërish pyetjen dhe atë për të cilën kishin vendosur në fillim. “Po gjithë këto udhëtime i bën për të takuar goca?”, e pyeti Kejvina.

“Kjo është shumë e pavend. Kjo nuk është për të qeshur. E di që kjo është Shqipëria dhe ju nuk keni respekt për femrat, por kjo e kaloi cakun. Të mos respektosh femrat nuk është për të qeshur”, u shpreh Aline dhe u përlot.

“Jam e lodhur nga kjo botë që bën kështu gjërash. Nuk është në rregull. Kanali im në Youtube me miliona ndjekës është për të drejtat e femrave dhe ti bën këtë pyetje. Femrat në Shqipëri trajtohen si plehra, si objekt”, tha Aline e përlotur.

Edhe pse më pas ajo u qetësua, Ermali u shpreh se kjo situate si kishte ndodhur mëparë

"Edhe kjo sna kishte bërë vaki...“ shkruan ai në Instagram, ndërkohë Kejvina tha se nuk do e harronte kurrë këtë ngjarje, pasi edhe ajo vetë u vendos në siklet.

-640-0-5bde218526b19.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034139156341553