INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Putin zbulon raketën që prek çdo cep të botës, një mesazh edhe për SHBA-në

Putin zbulon raketën që prek çdo cep të botës, një mesazh edhe për SHBA-në

Publikuar më: 14:23 01-03-2018

Rusia nuk e ndal dëshirën e saj për të treguar në çdo moment se ajo është një fuqi ushtarake dhe se nuk i ndal testimet.

Sigurisht mes fjalëve të  presidentit rus Vladimir Putin ka edhe një mesazh për SHBA-në:Është koha të na dëgjoni.

Ishte vetë kreu i Kremlinit  i cili teksa paraqiti politikat e tij për mandatin e katërt presidecial zbuloi se Moska ka zhvilluar një raketë të re cruise të pathyeshme e cila mund të arrijë çdo cep të botës.

Sipas tij shteti i tij ka fuqinë ushtarake më të madhe se cdo vend tjetër, komente të cilat mund të ndezin edhe më shumë sfidën me SHBA.

Ai shtoi se Moska do të përdorë armët vetëm në rast të një sulmi bërthamor dhe nuk do të jetë asnjëherë agresor.

Gjithsesi, nëse dikush mund të mendojë të lëshojë një raketë bërthamore ndaj Rusisë, atëherë ai do të përballet me hakmarrje të menjëhershme.Përmes videoprezantimit, Putin tha se raketa nuk mund të ndalet nga sistemet mbrojtëse amerikane në Europë dhe Azi.

Shefi Kremlinit vuri theksin gjithashtu edhe në dy armë me kapacitete bërthamore, përfshi këtu një raketë “cruise” dhe një pajisje nënujore pa ekuipazh që mund të lëshohet nga një nëndetëse. Madje ai ftoi rusët që të emërtojnë këto dy sisteme.

Sipas tij Rusia po reagon pas vitesh të tëra angazhimi me Shtetet e Bashkuara për të mos shkelur traktatet antiraketore.
Fuqia ushtarake ruse është forcuar me synimin për të ruajtur paqen në botë, argumentoi Putin.

Sa i përket procesit zgjedhor, Putin përballet me 7 sfidantë më 18 mars, edhe pse askush prej tyre nuk pritet të sigurojë mbështetje të gjerë popullore dhe sërish fitues pritet të jetë Vladimir Putin i cili gjatë fjalimit u shpreh se brenda 6 vjecarit të ardhshëm do të angazhohet të ndal varfërinë në vend.

Article Logic
Execution time: 0.0031611919403076