INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pushimet! Shtohen shqiptarët që ikin jashtë, ''zëvendësohemi'' nga të huaj

Pushimet! Shtohen shqiptarët që ikin jashtë, ''zëvendësohemi'' nga të huaj

Publikuar më: 12:20 23-07-2018

Shqiptarët nuk duan më të pushojnë në Shqipëri. Një pjesë e madhe zgjedhin të vizitojnë shtetet fqinje. Të dhënta e INSTAT e faktojnë këtë dhe janë në rritje, pasi në qershorin e një viti më parë për pushime jashtë vendit ikën rreth 380 mijë shqiptarë, ndërsa këtë qershor kanë ikur jashtë afro 412 mijë shqiptarë. Pra ky numër është rritur me jo pak, po me 7.8% më shumë.
Vendet të cilat tërheqin më së shumti shqiptarët për pushime jashtë janë Turqia prej paketave të plota dhe Greqia për shkak të afërsisë dhe çmimeve të përballueshme. Po teksa shqiptarët ikin të hujat janë shtuar ndjeshëm. Bie në sy që fluksi i vizitorëve nga Europa Perëndimore po zëvendëson pushuesit tradicionale nga Kosova. Sipas të dhënave të INSTAT pushuesit e huaj u rrit me 9.1% në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018, krahasuar me 2017. Por deri më tani pushuesit nga Kosova kanë vijuan trendin rënës me 0.4% në krahasim me një vit më parë. Këtë vit veç pushuesve nga Maqedonia, që janë rritur me afro 58.3 %, bie në sy që janë ulur ata anglezë me 10.9 %. Po janë shtuar gjermanët dhe polakët.

Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768