INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pushimet mbaruan, por Luana s’di të ndalet! Zbulohet projekti i saj i ri dhe fansat mezi po presin [FOTO]

Pushimet mbaruan, por Luana s’di të ndalet! Zbulohet projekti i saj i ri dhe fansat mezi po presin [FOTO]

Publikuar më: 18:12 20-08-2019

Luana Vjollca është njëra ndër personazhet më të dashura për publikun shqiptar. Me bukurinë dhe stilin e veçantë, ajo ka mbledhur pas vetes numër të madh të fansave. Kur jemi te fansat, bukuroshja nga Shqipëria për ta mundohet që të jetë sa më aktive në rrjete sociale. Vera që po lëmë pas ishte shumë e suksesshme për moderatoren e cila ka publikuar disa projekte muzikore dhe ka realizuar koncerte të ndryshme në Shqipëri dhe jo vetëm.

Ndërkohë që pushimet mbaruan, bukuroshja tashmë ka nisur punë për sezonin e ri të spektaklit “Shiko kush luan”.

Burime të GazetësExpress mësojnë se këtë sezon Luana do të vijë me shumë risi sa i përket emisionit duke filluar nga skena, e cila do të jetë gjigante, pjesë e së cilës do të jenë edhe publiku.

Por nuk mbarojnë me kaq të rejat nga Luana pasi ajo po punon intentsivisht për projektin e saj më të ri muzikor, i cili pritet të publikohet brenda një kohe të shkurtër i realizuar edhe me videoklip.

“Yalla habibi” titullohet kënga e fundit e Luanës, të cilën e solli në bashkëpunim me artistin e njohur botëror Faydee.

View this post on Instagram

Getting ready for something special... ??

A post shared by LUANA ? (@luanavjollca) on

Article Logic
Execution time: 0.0033559799194336