INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pushimet e politikanëve të trazuara nga 13 tetori dhe dosjet e hapura të kryebashkiakëve të rinj

Pushimet e politikanëve të trazuara nga 13 tetori dhe dosjet e hapura të kryebashkiakëve të rinj

Publikuar më: 13:56 27-08-2019

Fundi i gushtit shënon mbylljen e pushimeve për politikanët dhe rikthimi i tyre në skenën normale politike. Por ky sezon për politikbërësit e Shqipërisë është trazuar nga 13 tetori dhe dosjet e zbuluara për kryebashkiakët e rinj. Me aktiv e këmbëngulës për zgjedhje të reja vendore ka qenë Presidenti Ilir Meta.

Ashtu sikundër premtoi ai nuk shkoi larg nga Shqipëria për të qenë i gatshëm për çdo thirrje për takim.
Kreu i shtetit, së bashku me familjen e tij qëndroi disa ditë në Prevallë të Prizrenit, e më pas disa ditë në zonën e Martaneshit të Dibrës dhe në Lalz.
Por edhe pse iu largua Tiranës Ilir Meta nuk arriti t’i largohej politikës. Ka qenë më aktiv nga të gjithë në rrjetet sociale. Çdo ditë një postim. Ai ka thumbuar kryeministrin Edi Rama për marrjen e të gjitha bashkive në vend përmes votimeve të 30 qershorit.
Meta nuk harroi të kujtojë në asnjë prej reagimeve të tij vendimin e Këshillit të Europës për integrimin e vendit më datë 17 dhe 18 tetor. Por ndërsa pushimet e Ilir Metës nuk ishin plotësisht të tilla prej zgjedhjeve që ka dekretuar për në tetor, ato të kryeministrit Rama ishin në anën tjetër të vendit, në Jug dhe kishin në fokus informalitetin.

Rama ka qenë aktiv në rrjetet sociale duke shpërndarë shirita të verdhë të bizneseve që u bllokuan në kuadër të aksionit anti-informalitet dhe duke bërë paralajmërime për bizneset. Për krizën politike në vend as edhe një reagim.

Së fundmi ditët në bregdet të Ramës u trazuan dhe nga informacionet lidhur me dy krerë të rinj rë bashkive në vend. Atyre u janë zbuluar dosje në shtete të tjera. Ai i Shkodrës për këtë shkak dha dorëheqjen, ndërsa ai i Vorës ende jo.

Ndërsa Lulzim Basha u tregua plotësisht hermetik për pushimet e tij. Nuk mund të thuhet me saktësi nëse ai zgjodhi t'i largohet Tiranës gjatë këtij gushti të nxehtë pasi ai disa herë ai komunikoi me mediat nga selia blu.
Në këto dalje mediatike Basha tregoi se opozita nuk ka ndryshuar kurs; do të ketë protesta për largimin e Edi Ramës dhe zhvillimin e dy palë zgjedhjeve që do përgatiten nga një qeveri trasitore.

Ndërsa sa i përket ministrave Rama ka thënë se e kanë pasur urdhër të bëjnë pushime brenda vendit. Por jo të gjithë e kanë zbatuar këtë. Ministri në detyrë i Ministrisë së Jashtme, Gent Cakaj shkoi deri në Stamboll. Të paktën kjo doli nga vidoja që publikoi ish-kryeministri Berisha. 

Për ministrat e tjerë, ndryshe nga vitet e shkuara, nuk doli asnjë informacion. Ata ishin të rezervuar të postonin në rrjetet sociale foto nga vendet ku po pushonin. Gjithësesi, të gjithë pushuan nga Jugu në Veri dhe pritet që me rikthimin në Tiranë të rinisin përplasje të forta.

Article Logic
Execution time: 0.0032670497894287