INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Punonjësit në sektorin publik, Open Data publikon të dhënat për 2018/ Tkurrjet dhe shtesat

Punonjësit në sektorin publik, Open Data publikon të dhënat për 2018/ Tkurrjet dhe shtesat

Publikuar më: 16:13 09-01-2018

Gjatë vitit 2018 në institucionet e Shqipërisë përfshirë ministritë, axhensitë qeveritare apo edhe institucionet e pavarura dhe ato kushtetuese do të punësohen 81.753 punonjës.

Lajmi është bëri i ditur nga Open Data Albania e cila po përditëson të dhënat në lidhjet me numrin e të punësuarve në institucionet buxhetore për vitin 2018, që nënkupton se pagat e tyre mbulohen nga Buxheti i shtetit.

Vihet re se në krahasim me vitin 2018 do të ketë një rritje me 40 punonjës.

Open Data bën me dije se institucionet me numrin më të madh të të punësuarve për vitin 2018 janë Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Kryeministria e cila në 2017 ka patur 244 punonjës këtë vit do të ketë 150 duke pësuar tkurrje.

Ndërsa në total në vitin 2018 do të ketë tkurrje me 342 punonjës në aparatin e ministrive dhe kryeministrisë. Një pjesë e shkurtimeve reflektohen në zhvendosjen e punonjësve të sektorit të teknologjisë së informacionit drejt AKSHI-t.

Në institucionet e tjera jo ministri, për 2018 do të punësohen 6 099 punonjës.

Pothuajse të gjithë institucionet e tjera jo ministri kanë të njëjtin numër punonjësish ose kanë rritje të këtij numri. Përjashtim bën Autoriteti Shtetëror Gjeohapsinor (ASIG) që ka një tkurrje me 2 punonjës.

Shtimin më të madh të numrit të punonjësve në institucionet e tjera jo ministri, kanë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, Agjencia për Hapje, Dialog dhe Bashkëqeverisje, Kontrolli Lartë i Shtetit, Agjencia Telegrafike Shqiptare, Instituti Statistikës, Autoriteti për të Drejtën e Informimit mbi dokumentet ish-sigurimit dhe Presidenca.

Në vitin 2018, sipas parashikimeve buxhetore sipas Open Data rezulton se krijohen disa institucione të reja.

Kështu buxhetohen për herë të parë tre Institucione të Sistemit të Drejtësisë: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me 50 punonjës, Kolegji i Posaçëm i Apelimit me 37 punonjës, Komisioneri Publik me 26 punonjës dhe Institucione të tjera si: Qendra kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit dhe Agjencia për Diasporën. 

open_data.PNG

Article Logic
Execution time: 0.003986120223999