INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Punime në rrjet, OSHEE njofton: Merrni masa! Në këto zona do të ketë ndërprerje të energjisë

Punime në rrjet, OSHEE njofton: Merrni masa! Në këto zona do të ketë ndërprerje të energjisë

Publikuar më: 11:23 12-02-2019

OSHEE ka njoftuar banorët se sot në disa zona të Tiranës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Në kabinën “Hawai 1” që furnizohet nga fideri 324 i nënstacionit Selitë, nesër datë 12 Shkurt, për shkak të investimit për vendosjen e pajisjeve të reja do të s'takohet energjia gjatë intervalit kohor 09:00-14:00. Pjesërisht pa energji do të mbetet rruga “Prokop Mima”, sqaron OSHEE.

OSHEE ka njoftuar se pas mesnatës, rreth orës 01:00-05:00 do të stakohet energjia në fiderat F7 dhe F8 të rrjetit 20kV nënstacioni Kashar, si masë sigurie për punimet që po kryen Autoriteti Rrugor Shqiptar në autostradën Tiranë-Durrës.

OSHEE shton se bizneset përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, të bashkisë Vorë do të mbeten pa energji.

Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273