INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Punësim në administratë edhe për studentë që kanë përfunduar jashtë

Punësim në administratë edhe për studentë që kanë përfunduar jashtë

Publikuar më: 13:45 08-04-2019

Kryeministri Edi Rama çel dyert e administratës edhe për studentët që kanë përfunduar universitetin jashtë vendit. Këtë ftesë Rama e bëri gjatë një takimi për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës. Një lajm të mirë kryeministri rezervoi dhe për ekselentët e tjerë shqiptarë që kanë mbaruar universitetin në vitet e fundit.  “Jemi në një diskutim lidhur me faktin që në një pjesë të vendeve të punës nuk erdhi askush. Janë disa vende pune me disa tipare ose me disa profile që nuk kanë 9 dhe 10. Dhe po diskutojmë për ta hapur përtej një viti për ta çuar për shembull në harkun e 5 viteve të fundit. Dhe njëkohësisht po diskutojmë për ata që kanë mbaruar jashtë, për ta hapur dhe atë. Pra, për të pasur një spekter më të gjerë dhe për të vendosur për shembull të themi për 100 top universitete të botës apo top 300, që kush ka mbaruar atje të ketë akses, pa pasur nevojë që të ketë dalë ekselent. Mjafton që ka mbaruar në ato universitete”, tha Rama. 

Këto dy çështje do të risillen edhe një herë në vëmendje pasi qeveria të ketë planin dhe kriteret e qartësuara. 

 

Article Logic
Execution time: 0.003216028213501