INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Puna në të zezë! Mbi gjysma e shqiptarëve punojnë në informalitet[VIDEO]

Publikuar më: 14:31 01-02-2018

Të punësuarit në të zezë vijojnë të jenë të shumtë në vendin tonë. Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal në një raport të posaçëm për punësimin vlerësoi se informaliteti në punësim në Shqipëri është 57% ose rreth dy herë më i lartë se mesatarja në rajon. Pas Shqipërisë me informalitetin më të lartë në tregun e punës renditet Bosnja me rreth 29%, ndërsa me nivelin më të ulët të informalitetit e kanë Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia. Sipas raporti punësimi informal është veçanërisht i pranishëm në grupet më vulnerabël apo tek të rinjtë, gratë dhe grupmoshat më e vjetëra. Ndërsa punësimi informal në Kosovë është më i nënvlerësuar krahasuar me ekonomitë e tjera, pasi Kosova nuk raporton mbi fuqinë punëtore mbi 64 vjeç, shkalla jozyrtare e punësimit e të cilëve në fakt është e lartë.

Në Serbi burrat më së shumti janë të punësuar në tregun e zi, ndërsa në Bosnjë e Maqedoni, burrat përbëjnë gati dy të tretat e personave të punësuar pa sigurime shoqërore.
Në Kosovë dhe Mal të Zi burrat gjithashtu kanë më shumë gjasa të mbajnë punë joformale, ndërsa në Shqipëri nuk ka dallime gjinore. Grupmosha me ekspozuar ndaj punësimit në të zezë janë punëtorët midis 55-64 vjeç, por dhe ata që nuk janë në moshë punë nga 14 deri 18 vjeç.

Article Logic
Execution time: 0.0029468536376953