INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Puma vë nën kontratë...pjesët intime të Kylie!

Puma vë nën kontratë...pjesët intime të Kylie!

Publikuar më: 13:15 12-03-2016

Ajo është sensacioni i rrjeteve sociale, duke u kthyer në model imazhi për shumë vajza nëpër botë, dhe duket se diçka të tillë ka ditur mirë ta përkthejë në të ardhura.

Ishte kunati i saj Kanye West ai që ka bërë me dije se Puma e ka shndërruar motrën e vogël të Kim në ambasadoren e tyre të re për jo më pak se 1 milionë dollarë. Dhe duke gjykuar nga fotot e fundit të bukuroshes 18 vjeçare në Snapchat, duket se paratë u shpezuan siç duhet. Kylie Jenner u shfaq me të brëndshmet e saj Puma në disa foto që natyrisht ia shtuan popullaritetin firmës së njohur sportive, pasi trupi i saj ishte tashmë një sensacion. Për të thënë të vërtetën, nuk është hera e parë që e shohim me të brendshme, por ajo që na bën përshtypje janë prioritetet e Puma, e cila në ndryshim nga Calvin Klein që zhvesh Kendallin rregullisht, nuk është vetëm firmë intimo. Duket pra se i kanë vendosur qartë piketat e kontratës, tek pjesët intime të Kylie.

Article Logic
Execution time: 0.0038840770721436