INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikon foton e dy vajzave me bikini në Miami, fansat s’i lënë gjë pa thënë Ermal Mamaqit: Kështu është kur...[FOTO]

Publikon foton e dy vajzave me bikini në Miami, fansat s’i lënë gjë pa thënë Ermal Mamaqit: Kështu është kur...[FOTO]

Publikuar më: 16:56 06-12-2018

Ami dhe Ermali po kalojnë disa ditë pushime pasi u “arratisën” me pushim drejt Miamit. Por sipas Ermalit ndryshe nga çfarë kemi parë në filma vajza seksi me patina rrugëve të qytetit, moderatori është zhgënjyer pasi ka parë dy vajza të mbushura gjysëm të zhveshura.

“Unë po prisja të shikoja ato vajzat me patina që kemi pa në filma… U zhgënjeva. Kto nuk kishin patina.?”, shkruaji ai krahas fotos së realizuar në Miami.

Kjo deklaratë e tij ka shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit të cilët i shkruajnë Ermalit se nuk ka të drejtë të publikojë foton me bikini të ndonjë femre në profilin e tij publik në Instagram.

“Nuk është as për të qeshur. Nuk janë gjykues si puna jote atje. Kështu është kur vete shqiptari jashtë, i duket vetja perfekt”, i shkruan një komentuese.

Shumë ndjekëse femra e kanë marrë për ofendim deklaratën e tij referuar dy grave që janë me disa kilogramë më shumë:

Të tjerë komentues kanë kujtuar edhe rastin e të dashurës së blogerit Nas Daily, e cila qau në emision pasi u ndje e ofenduar nga pyetja e Kejvinës:

“Ermal kjo është shumë ofenduese dhe pastaj pyet se çfarë i thamë ne asaj që qau, e shumë nga këto gjërat që bën ti. Kjo është shaka pa kripë fare. Nëse kërkon femra mbi patina, hip Amin dhe bëji një foto. Nuk është për të qeshur”.

KSJG.png

 

Por Ermali nuk ka reaguar fare ndaj këtyre komenteve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036020278930664