INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohet trileri i “Fifty Shades Freed”. Wow, me siguri këtë nuk e prisnit!  [VIDEO]

Publikohet trileri i “Fifty Shades Freed”. Wow, me siguri këtë nuk e prisnit! [VIDEO]

Publikuar më: 12:46 05-01-2018

Së fundi është postuar trileri i filmit “Fifty Shades Freed”, besoj se të gjithë e prisnit me “padurim”. Por prisni, kësaj radhe filmi vjen më një surprizë ndryshe nga herët e tjera. Gjejeni kush është ajo që befason?

Surpriza është nga protagonistja Anastasia!  Në video shfaqet Ana (Dakota Johnson) në zyrën e një doktori, ku merr edhe lajmin se është në pritje të një fëmije. Nga reagimi, protagonistja e filmit, duket e surprizuar nga ky lajm.

Kapitulli i fundit i triologjisë së Fifty Shades, vazhdon me jetën e lumtur të Anastasia-s dhe Christian Grey si një çift i martuar.

Pavarësisht se ata do të jetojnë si një çift i lumtur dhe i kompletuar nga çdo aspekt, ujërat do të trazohen sërish. Christian mesa duket do të fillojë të flirtojë më arkitekten e shtëpisë gjë që do ta nxehë shumë situatën mes çiftit Christian-Anastasia.

Por gjithsesi se çfarë do të ndodhë ne serinë e 3-të të këtij filmi nuk mund ta themi me siguri.

Ju ftojmë të ndiqni trilerin e mëposhtëm për të kuptuar më shuam nga ky film:

Article Logic
Execution time: 0.0042948722839355