INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohet raporti mbi lindjet. Shqiptaret nënat më të reja në Europë[VIDEO]

Publikohet raporti mbi lindjet. Shqiptaret nënat më të reja në Europë[VIDEO]

Publikuar më: 18:51 29-03-2018

Shqipëria ka moshën më të re të grave që vendosin të bëhen nënë për herët të parë në Europë. Eurostat ka publikuar raportin më të fundit mbi lindjet dhe normën e fertilitetit në Bashkimin Europian ku rezulton se mesatarja e grave shqiptare që vendosin të bëhen nëna për herë të parë është 25 vjeç e 8 muaj. Por ndërkohë numri i lindjeve është më pak se 2 fëmijë për grua. Në vendin tonë norma e fertilitetit është 1.56, pak më e ulët se mesatarja europiane ). Fertiliteti është më i lartë në Kosovë, ku mesatarisht një grua bën 2 fëmijë. Sipas të dhënave të Eurostat, Në Europë mosha mesatare kur një grua vendos që të bëhet nënë për herë të parë është 29 vjeç. Vendet e Europës Lindore kanë moshën mesatare më të re për lindjet për herë të parë. Pas Shqipërisë renditet, Bulgaria në 26 vjeç, e ndjekur nga Rumania me 26.4 vjeç, Letonia 26.7 vjeç dhe Maqedonia me 26.9. Mosha mestare e lindjes për herë të parë në Serbi është 27.8. Ndërkohë Italia zë vendin për gratë më të mëdha në moshën që bëhen nëna për herë të parë ku mesatarja është 31 vjeç. Pas Italisë renditet Spanja, Luksemburgu, Greqia dhe Irlanda për numrin e nëna të reja mbi moshën 30 vjeç. Numri i foshnjave të lindura në vitin 2016 në Bashkimin Europian u ul me 45 mijë krahasuar me vitin 2015. 3 për qind e lindjeve në vitin 2016 i takonte grave të moshës 40 vjeç e lart.

Article Logic
Execution time: 0.0032219886779785