INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Psikologët sugjerojnë çiftet të bëjnë këto 10 gjëra për të shmangur divorcin

Psikologët sugjerojnë çiftet të bëjnë këto 10 gjëra për të shmangur divorcin

Publikuar më: 12:20 14-11-2017

Divorci është bërë kaq i zakonshëm në ditët e sotme saqë statistikat ‘dhembin’. Ai shpesh bëhet i pashmangshëm edhe pse të gjithë duan një martesë të lumtur dhe të shëndetshme. Por ja disa nga sipas psikologëve, këshillat që çiftet duhet të ndjekin për të shmangur divorcin.

1.Respektoni njëri-tjetrin

Respekti i ndërsjellë është një shtyllë e një martese të lumtur. Edhe kur jeni të zemëruar, shprehni respekt.  Respekti ju lejon të shmangni situatat ku njëri prej partnerëve mendon se gjysma tjetër po manipulon dhe po ushtron presion ndaj tij.

2. Mos e krahasoni partnerin/partneren me të tjerë

Mos i krahasoni kurrë partnerët me dikë tjetër dhe kjo vlen edhe për mendimet tuaja me zë të lartë.

Ndodh shpesh që njerëzit të zgjedhin të tregojnë  në një marrëdhenië imazhin e tyre të dëshiruar të marrëdhënies dhe jo realitetin. Ndaj ata marrin shembull një mashkull që i bën partneres së tij dhuarata apo lule, i çojnë në restorante të shtrenjta. Kjo nuk duhet bërë kurrë sepse edhe nëse ata veprojnë kështu, ju nuk e dini nëse janë të lumtur.

3. Kujdesuni për veten

Gjithmonë kujdesuni për veten. Një martesë e lumtur ka të bëjë me seksin e mirë. Njerëzit duan të shohin atë çfarë është tërheqëse. Mendoni për mënyrën si dukeni kur jeni përpara partnerit tuaj, madje edhe në shtëpi. Tutat e vjetra të vrapimit dhe bluzat e gjera janë një ‘JO’ e madhe. Ky rregull zbatohet për burrat dhe gratë.

4. Burri është përparësia numër një, pastaj fëmijët

Prindërimi shpeshherë bëhet edhe vetëmohues, por do të ishte gabim nëse do të sakrifikonit martesën për këtë. Një çift i martuar është qendra e familjes dhe një ditë fëmijët do të rriten dhe do të largohen nga shtëpia juaj. Atëherë do të jeni ju të dy që do të mbeteni pjesë e njëri-tjetrit dhe e historisë suaj.

5.Faleni njëri-tjetrin

Askush nuk është perfekt. Të gjithë bëjmë gabime. Çdo marrëdhënie sjell keqkuptime dhe lëndime ndërmjet partnerëve. Nëse një çift nuk mund ta falë njëri-tjetrin, atëherë me kalimin e kohës, marrëdhënia do të shembet nën barrën e ankesave të grumbulluara.

6.Mos u përpiqni ta ndryshoni njëri-tjetrin

Njerëzit gjithmonë gabojnë nëse mendojnë se mund ta  ndryshojnë bashkëshortin/bashkëshorten e tyre. Secili ka të metat e tij dhe është thuajse e pamundur t’i rregulloni ato.

7.Shmangni fjalë të mëdha, veçanërisht fjalën  "divorc"

Mundohuni të shmangni fraza si: "Nëse kjo vazhdon, unë do të të lë". Mos thuaj kurrë fjalën "divorc". Nëse do ta thoni atë, atëherë bëhuni  gati të shkoni dhe të takoni një avokat. Mos u pendoni më vonë duke u justifikuar se nuk e kishit kuptuar peshën e asaj fjale. Fraza të tilla thuhen shpesh në zemërim e sipër dhe kjo vetëm sa rrit gjasat që një divorc të ndodhë.

8. Kontrolloni emocionet

Mundohuni t’i thoni vetes Stop” sa herë që po mendoni të fyeni partnerin/partneren tuaj. Që ta bëni këtë, merrni frymë thellë dhe bëni një shëtitje. Vazhdojeni bisedën pasi të jeni qetësuar.

9.Asnjërherë mos flisni keq për partnerin tuaj

Asnjëherë mos thoni gjëra negative për partnerin tuaj tek të tjerët. Nëse nuk i thoni për mamanë tuaj atëherë mos i thoni as për partnerin dhe falni njëri-tjetrin.

10.Mësojini partnerit gjuhën e dashurisë

Gjithkush flet gjuhën e tij të dashurisë. Juaja mund të ndryshojë nga gjuha  e partnerit tuaj. Për të folur për dashurinë, ai mund ta shfaqë atë me fjalë mbështetëse dhe lavdërimi, ndoshta me prekje dhe kujdes, ose madje me gjëra materiale si; dhuratat.

Secili prej nesh ka një gjuhë dashurie. Cilado të jetë gjuha e dashurisë së partnerit tuaj, mësoni dhe përdoreni atë.

Article Logic
Execution time: 0.0040230751037598