INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PSG ''hap'' thesin! Ofron plot 270 milionë euro për yllin e Barcelonës

PSG ''hap'' thesin! Ofron plot 270 milionë euro për yllin e Barcelonës

Publikuar më: 12:13 09-07-2018

Pas Juventusit që ka ofruar 100 milionë euro për Kristiano Ronaldon, “Mundo Deportivo” raporton se francezët e PSG-së kanë gati një ofertë marramëndese për yllin e Barcelonës Filipe Kutinjo.

Ky pritet të jetë viti i “çmendurive” në merkato.

Plot 270 milionë euro janë të gatshëm të paguajnë parizienët për futbollistin brazilian, i cili u transferua nga Liverpuli te Barcelona.

Me afrimin e Kutinjos, drejtuesit e PSG-së do të bindnin në një farë mënyrë për të qëndruar edhe Nejmarin, i cili kohët e fundit ka menduar edhe largimin. Titulli kryesor i gazetës “Mundo Deportivo” i është kushtuar pikërisht ofertës marramendëse të PSG-së për Kutinjon.

Article Logic
Execution time: 0.0040171146392822