INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PSG ekip “i vogël” për Realin, madrilenët dhe Liverpool kualifikohen për në fazën tjetër

PSG ekip “i vogël” për Realin, madrilenët dhe Liverpool kualifikohen për në fazën tjetër

Publikuar më: 22:57 06-03-2018

Real Madrid dhe Liverpool janë dy skuadrat e para të kualifikuara për në fazën e 1/8-ve të Champions Leagues. Në sfidën e kthimit, në ‘Parc Des Princes’, skuadra e Zinedine Zidanes siguroi një tjetër triumf me rezultatin 1-2 dhe shkoi në çerekfinale falë rezultatit total 5-2.

Cristiano Ronaldo zhbllokoi sfidën në minutën e 51-të, teksa vetëm pak minuta më vonë, Verratti la francezët me 10 futbollistë, pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Vlen të theksohet se portugezi vijon të konfirmohet si një lojtar deçiziv, pasi ka shënuar gol në të 8 ndeshjet e luajtura në këtë edicion.

Gjithsesi, Cavani ringjalli shpresat në minutën e 71-të, kur barazoi 1-1, por vetëm për pak minuta, pasi Casemiro kaloi sërish në avantazh madrilenët dhe vulosi fitoren 1-2.Ndërkohë, ndeshja tjetër, ajo mes Liverpool dhe Portos u mbyll në barazim pa gola, rezultat i cili kualifikon për më tej anglezët pas fitores 5-0 ndeshjen e parë në Portugali.

Article Logic
Execution time: 0.0032870769500732