INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PSG 100 milion euro për lojtarin kampion

PSG 100 milion euro për lojtarin kampion

Publikuar më: 09:04 12-10-2017

PSG ishte mbreti i merkatos këtë verë dhe kjo gjë duket se do vazhdojë përsëri. Tashmë klubi francez po përgatit një ofertë të majme për mesfushorin e Chelseat, N’golo Kante.

Francezi që u ble nga Chelsea dy vite më parë, i ndihmoi londinezët të fitonin Premier Ligën, dhe u cilësua si një nga lojtarët më të mirë të sezonit.

Tashmë janë parizienët ata që kërkojnë shërbimet e 26-vjeçarit, dhe janë të gatshëm të ofrojnë jo pak, por 100 milionë euro.

Pasi shpenzuoi 400 milionë për dyshen Nejmar – Mbape, tashmë presidenti Al-Kelaifi do t’i bëjë edhe një dhuratë në mesin e fushës trajnerit Emeri.

Article Logic
Execution time: 0.0035569667816162