INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse u zunë? Pas 5 vitesh, moderatorja shqiptare i plotëson kushtin MC Kreshës! Ja marrëdhënia e tyre tani! [FOTO]

Pse u zunë? Pas 5 vitesh, moderatorja shqiptare i plotëson kushtin MC Kreshës! Ja marrëdhënia e tyre tani! [FOTO]

Publikuar më: 00:53 10-02-2019

Bota e showbizit është e mbushur me debate, zënka madje edhe sherre, por vetëm pak prej tyre kalojnë në heshtje. Ashtu si Mc Kresha nuk e zbuloi prej kohësh pse ekzitonte një hatërmbetje mes tij dhe moderatores Liberta Spahiu.

“Unë në “Prive” mund të shkoj shumë lehtë. Duhet vetëm një telefonatë e Libertës: “Kresh, çka ka ndodhur, më fal, jemi shokë. Faljen e ke, gjithçka është ok, ka vetëm dashuri mes nesh. Kaq,”- Tha Kresha i ftuar para disa kohësh në emisionin “NIN”, pa zbuluar arsyen e konfliktit.

Por tashmë çdo gjë ka ndryshuar pasi MC Kresha ishte një ndër të ftuarit në emisionin e fundit të “Prive”.

“Mbrëmjen e sotme nuk kemi si të mos e nisim tjetër përveçse me një personazh shumë interesant, me një artist shumë të dashur, të cilin e mbani mend kur ishte me flokë të shkurtra, sepse tani me flokë të gjata nuk i ka rënë rasti të jetë në emisionin tonë. Kemi pasur disa keqkuptime të vogla prej më shumë se 5 vitesh, të cilat tani i kemi rregulluar”, u shpreh Liberta Spahiu në hyrje të programit.

Ndërkohë, reperi pohoi: “Ka rëndësi që jemi prapë, e lëmë të kaluarën pas. E kaluara me kujtime, e ardhmja me shumë plane.”

-640-0-5c1baa3a4ef74.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0020599365234375