INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Pse u hoq Shqiponja”? Basha: Nesër fakte për skemën e...

“Pse u hoq Shqiponja”? Basha: Nesër fakte për skemën e...

Publikuar më: 19:38 11-11-2018

Vijojnë akuzat dhe replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, lidhur me heqjen e simbolit të Shqiponjës në hyrje të Tiranës.

Pas reagimit që bëri pak më herët Rama, kreu i Partisë Demokratike, në një postim të bërë në “Twitter” ka paralajmëruar se nesër PD do të publikojë fakte dhe dokumente lidhur me aferën që sipas tij fshihet në projektin e rrugës së re, prishjes së banesave si dhe heqjen e simbolit të Shqiponjës.

“Kryehajduti për të mbushur xhepat e tij nuk ndalet para lotëve të fëmijëve, as para shtëpive të njerëzve dhe as para simboleve kombëtare. Pse u hoq Shqiponja? Ç’aferë fshihet pas shkatërrimit të 300 shtëpive te Astiri? Nesër me fakte e dokumente, skema e hajdutërisë te Unaza e Re.”, ka shkruar Lulzim Basha në “Twitter”.

Më herët, po në rrjetet sociale Rama shkruante: “Artist! Shqiponja petashuqe e lekut nuk mund të bëhet dot monument tredimensional, sepse kthehet në horror, mu ashtu siç ishte në hyrje të Tiranës me vite me radhë! Po ti s’ke faj, përpara petashuqes bëhesh petë, lekë, lekë, lekë. Nejse, lëre shqiponjën, iku! Shiko veten. Artist!”

Article Logic
Execution time: 0.0035748481750488