INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse postimi i fotove të biletave tuaja të avionit në rrjete sociale është një gabim i tmerrshëm

Pse postimi i fotove të biletave tuaja të avionit në rrjete sociale është një gabim i tmerrshëm

Publikuar më: 14:06 18-05-2017

A ju ka ndodhur t’i bëni fotografi biletës suaj të avionit kur jeni në aeroport e më pas ta postoni në Facebook ose Instagram për t’i treguar botës që po shkoni në një udhëtim ?


Mirë , tani nuk duhet ta mendoni dy herë nëse duhet të postoni një foto të tillë . Përgjigjia është JO, nuk duhet ta bëni një gjë të tillë !

Blogeri i udhëtimeve dhe drejtori ekzekutiv i iflyat.com.au , Steve Hui , drejtoi një eksperiment për të kuptuar se çfarë informacioni mund të gjejë vetëm nga një fotografi e biletës së udhëtimit . Çfarë u gjet nga ky vëzhgim ishte befasuese .

Linja ajrore që ke zgjedhur për të udhëtuar në biletë shkruan një numër të madh informacionesh përfshirë numrin e biletë s, të rezervimit madje dhe numrin e bagazheve . Me kodin e rezervimit mund të shihen detaje të udhëtarit . Nga ky informacion , mund të shihet i gjithë itinerari i udhëtimit , kur dhe ku do të udhëtohet .

"Njerëz me qëllime jo të mira mund t’i përdorin këto informacione për të anuluar ose ndryshuar fluturimin tuaj, mund të ndryshojë vendin e ulëses suaj ose mund të shkaktojë probleme të tjera", thotë Hui .

Sipas tij , barkodi është një tjetër shqetësim . "Mund të mendoni që kompjuterat në aeroporte janë të vetmet pajisje që mund të lexojnë barkodet , por e vërteta është që çdokush mund t’i lexojë ato . Ka dhjetra lexues barkodesh online që sigurojnë informacione në bazë të fotos që keni postuar", sqaron Steve Hui.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037541389465332