INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse nuset mbajnë buqetë me lule? Kjo traditë fsheh diçka që do habiteni!

Pse nuset mbajnë buqetë me lule? Kjo traditë fsheh diçka që do habiteni!

Publikuar më: 10:58 04-05-2018
Para ditës së madhe të martesës, nuset duhet të dinë se si qëndron e vërteta e buqetës së luleve.
Mesa duket, sipas intv.al historia e buqetës martesore nuk është aq e bukur sa pozitiviteti që të përcjellin lulet. Ja disa shpjegime pse ka ndodhur kjo gjë:
1. Era e mirë
Mesa duket në shekujt, 15 dhe 16, njerëzit nuk para laheshin shpesh si në ditët e sotme. Nuset 1 muaj para se të martoheshin, i kushtonin shumë vëmendje aromës së mirë, para beqarisë. Ditën e dasmës, kjo aromë përforcohej edhe duke mbajtur një tufë me lule.
2. Shëndeti i mirë
Në mesjetë, nuset besonin se përgatitja e një buqete me lule do  ndikonte  mirë për shëndetin dhe nuk do e linin të sëmureshin. Ato fusnin barishte dhe erëza që ndikonin për një shëndet të mirë.
3. Fati i mirë
Dikur bestytënitë ishin më të mëdha. Nuset besonin se lulet ishin fatsjellëse, prandaj në ditën e dasmën, ato kishin një të tillë më vete. 
4. Për të larguar shpirtërat e këqinj
Një zakon tjetër popullor shumë shekuj më parë thotë se mbaheshin të shmangur shpirtrat e këqinj. 
5. Për t'i dhënë çiftit  lumturi 
Gjatë periudhës romake, sipas intv.al buqeta me lule  martesore nënkuptonte një jetë të re dhe pjellore. Ndërsa me kalimin e kohës u shtuan afrodiziakë të ngrënshëm si kopra për të nxitur epshin.
6. Për ta mbrojtur nusen
Në kohët e lashta, dasmorët përpiqeshin të copëtonin  copa të fustanit të nuses nga trupi i saj, me shpresën se një pjesë e fatit të saj do të shkonte te ata. Kjo nuk ishte shumë e këndshme për nuset dhe mbajtja e buqetës së luleve  më pas u përdor për ta mbrojtur atë.
Burimi: Bustle
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0033800601959229