INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse Gisele Bunchen e tallnin kur ishte fëmijë? [FOTO]

Pse Gisele Bunchen e tallnin kur ishte fëmijë? [FOTO]

Publikuar më: 15:00 18-05-2016

Rezulton që edhe supermodelet nuk mund të kënaqin këdo me pamjen e tyre. Vetë Gisele Bündchen ka pranuar se ajo ka qenë pre e talljeve dikur.

“Edhe përpara se të futesha në biznes, më tallnin sepse isha gjithmonë shumë e gjatë dhe shumë e dobët dhe e lënë mënjanë” ka treguar ajo për The New York Times.

Më pas modelja ka rrëfyer se kjo e bënte të skuqej dhe se atëherë, të tallurit e bënte të mendonte se kështu ishte jeta.

Më herët në karrierën e saj si modele, ajo tregon se në një fushatë të Missonit, ishte fotografuar me flokët që i mbulonin fytyrën sepse fotografi Mario Testino “shqetësohej për hundën e saj”.  Bündchen ka folur edhe më parë për kritikat ndaj hundës së saj duke thënë se ajo kishte zgjedhur të fokusohej më shumë në personalitetin dhe në etikën e punës. Dhe është evidente që kjo i është shpërblyer. Ndaj nëse jeni kritikuar për pamjen tuaj, modelja më e pasur në botë është një shembull i qartë për mënyrën se si të keni sukses duke u ngritur mbi paragjykimet.

Article Logic
Execution time: 0.0035040378570557