INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse braktisën Post-Festivalin? Orgesa Zaimi flet për protestën e saj [VIDEO]

Pse braktisën Post-Festivalin? Orgesa Zaimi flet për protestën e saj [VIDEO]

Publikuar më: 13:13 14-01-2018

Festivali i Këngës pati këte edicion edhe post-festival, ku artistët garues diskutonin me gazetarët rreth neteve të tij. Natën finale, menjëherë pas fitores së Eugent Bushpepës, shumë këngëtarë garues u larguan dhe nuk ishin prezent në transmetimin live. Një prej tyre ishte edhe Orgesa Zaimi. E ftuar në programin e Ermal Peçi “Një kat më lart”  ajo tregoi pse veproi kështu.

“Unë protestën time e bëra me anë të këngës. Ishte edhe ftohtë. Nuk kisha çfarë të thoja, nuk kisha si të kundërshtoja vendimin e një jurie” – tha Orgesa. 

Ermali e pyet nëse kënga fituese, ishte e preferuara e saj për triumf, teksa thotë se edhe kënga “Ngrije zërin” ishte po aq pretendente për të fituar. Ajo tregon se besonte, nisur edhe nga reagimet e fansave evropian, se do të ishte vlerësuar më mirë.

Por a i la shije të mirë, largimi i këngëtarve të tjerë nga post-festivali? Orgesa e pranon që jo.

Ndiqni të plotë intervistën me Orgesa Zaimi në “Një kat më lart”.

Article Logic
Execution time: 0.0048849582672119