INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kritikat ndaj qeverisë do i kushtojnë Arben Malajt postin në BSH

Kritikat ndaj qeverisë do i kushtojnë Arben Malajt postin në BSH

Publikuar më: 12:08 16-07-2019

Partia Socialiste ka marrë një nismë për shkarkimin e Arben Malajt nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë. Tashmë janë të mbledhura firmat, 28 të tilla për shkarkimin e tij. Arsyetohet se kjo nismë është nëpërmarrë pasi Malaj, ish-ministri i Ekonomisë në vitet 2002-2005 ka shkelur etikën në komunikimin e tij publik dhe nuk i ka shërbyer interesit të bankës.

Mbi këtë vendim të partisë ku ai ka qenë, Malaj thotë se do të jetë rasti i dytë pasi atij në Turqi. “Fakti që pas shkarkimit nga Erdogan të Guvernatorit të Bankës së Turqisë, ky mund të jetë rasti i dytë që maxhorancat e gjithëpushteteshme shkarkojnë një anetar Bordi të Bankës Qendrore, Vetëm profesionalisht më trishton”, shkruan ai.

“Kërcënimet paralajmëruese mi ka dërguar Taulant Balla, pas mos pranimit të ndërhyrjes së tij edhe me SMS me rekomandime partiake në proceset e përzgjedhjes në Bordin e Bankës së Shqipërisë. Shqetësimi është i protokolluar në mbledhjen e Bordit të Bankës së Shqipërisë”, vijon Malaj në një postim në Facebook.

Duke thënë se e kishte paralajmëruar që po bëheshin përpjekje për të mos e rizgjedhur në këtë post, Malaj shtoi se interesat dhe emrat konkretë të përfshirë do t’i bëjë publik gjatë ballafaqimit parlamentar.
“Gjithë shqetësimet e mia për sfidat e Bankës së Shqipërisë që nga vetting-u për “bankierët miliarderë” të cilët çuan kreditë jo performuese të vendit deri ne 50% të totalit, më lartë se në çdo vend tjetër dhe debatet për këtë në Bord janë të gjitha të dokumentuara në procesverbalet e mbledhjeve të Bordit”, shkruan Malaj në reagimin në Facebook.

Ndërkohë, gjatë daljeve publike ish-ministri socialist i Ekonomisë ka kritikuar ashpër qeverinë dhe kryeministrin Rama.

hisma_e_ps.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0016109943389893