INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PS: Basha, të rrëfehet 1 orë e më parë. Prokuroria të hetojë armikun publik të sigurisë kombëtare[VIDEO]

PS: Basha, të rrëfehet 1 orë e më parë. Prokuroria të hetojë armikun publik të sigurisë kombëtare[VIDEO]

Publikuar më: 12:54 10-03-2018

Partia Socialiste vijon me akuzat për financimin rus të PD-së dhe Lulzim Bashës. Këtë herë nga selia e PS-së, përmes deputetes Blerina Gjylameti, Rama kërkon që Prokuroria të marrë në pyetje Lulzim Bashën. Gjylameti në një komunikim me median e quan një krim politik financimin rus të PD-së. ‘‘Lulëzim Basha duhet të rrëfehet një orë e më parë në Prokurori. Prokuroria, duhet ta marrë në pyetje Lulëzim Bashën. Sepse kjo histori nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me mbi gjysëm milionë dollarë pastrim parash dhe financim i paligjshëm i partisë, po në radhë të parë me domosdoshmërinë për të ditur të vërtetën e ndërhyrjes apo jo nga jashtë. E cila, do të ishte një krim politik i pashoq në dëm të interesit tonë kombëtar dhe kundër ëndrrës europiane të Shqipërisë!”‘,- deklaroi Gjylameti. Sipas PS, financimi rus i Partisë Demokratike e kthen Lulzim Bashën në një rrezik për sigurinë kombëtare të vendit. Gjylameti tha se faktet e publikuara nga revista “Mother Jones” mbajnë vulën e Departamentit Amerikan të Shtetit, një detaj që deri më sot nuk është bërë publik në mënyrë zyrtare. PS-në nuk e shqetëson dhe aq burimi i fondeve, por fakti se dy kompanitë e regjistruara në Britaninë e Madhe, sipas ligjeve britanike, kanë pronar dy shtetas rusë. Sipas PS, ky skenar i zbuluar nga media amerikane shtron nevojën e marrjes në pyetje të kreut të PS-së, Lulzim Basha.

Article Logic
Execution time: 0.003281831741333