INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Datat e provimeve të maturës! Ekspertët, skandal koha e pamjaftueshme [VIDEO]

Publikuar më: 14:02 25-05-2018

Maturantët në muajin qershor do ti nënshtrohen provimeve. Bie në sy që këtë vit ato mbyllen në një hark kohor shumë të shpejtë, pasi nisin në datën 4 dhe përfundojnë në 20 qershor. 

Përkatësisht në 4 qershor mbahet provimi i gjuhës së huaj, në 8 gjuha shqipe dhe letërsia, në 13 matematika dhe 2 provimet me zgjedhje në datën 20. Ekspertët e arsimit gjykojnë se maturantë do të hasin probleme në lidhje me përgatitjen paraprake dhe e quajnë të pastudiuar mirë e të nxituar këtë hap të Ministrisë së Arsimit.
“Udhëzimi i kësaj mature është më problematiku. Skandaloze të mbyllen provimet për 15 ditë. Çfarë nxitimi kanë? Provimet do të bëhen formalisht,” tha për IN News eksperti, Ndriçim Mehmeti.
Vitet e mëparëshme provimet mbaheshin gjatë gjithjë muajit qershor dhe në disa raste shkonin deri në javën e parë të korrikut dhe për çdo provim nga 4 që janë maturantët kishin gati një javë kohë për të rifreskuar njohuritë. Pra sezonet ishin më të gjata në kohë. Këtë vit ato janë shkurtuar shumë me thuajse 4 deri në 5 ditë diferencë.

Article Logic
Execution time: 0.0061638355255127