INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestuesit ulen këmbëkryq, reagojnë Kryemadhi dhe Bardhi: Çfarë pune tjetër kemi ne, këtu do rrimë!

Protestuesit ulen këmbëkryq, reagojnë Kryemadhi dhe Bardhi: Çfarë pune tjetër kemi ne, këtu do rrimë!

Publikuar më: 13:51 21-03-2019

Në këto momente, kur ka kaluar më shumë se 2 orë e gjysmë nga protesta, disa prej protestuesve janë parë të ulen para Parlamentit. Ky veprim i tyre është lexuar si një mesazh qëndrese, se ata do të ulen e do të rrinë gjatë aty.

E ulur këmbëkryq bashkë me protestuesit, ndodhet dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila i ka bërë një thirrje ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj të ndihmojë policët. Sipas saj ministri vetë duhet të kujdeset që t’ju sjellë ujë, pasi atyre po ju thahet buza nga vapa.

“Të shkojë policia t’ju marrë para deputetëve, t’ju sjellë ujë se po ju thahet buza policëve. Ne ua japim po ata kanë frikë se pushohen nga puna. Kush guxon të marrë ujë nga opozita, e heqin direkt. I bëj thirrje Sandër Lleshajt t’ju sjellë ujë…është një vapë e madhe. Ata janë aq të sikletosur sa nuk e marrin ujin tonë se i pushojnë nga puna”,- tha ajo.

Kryemadhi e Bardhi i PD-së, u shprehën të vendosur për të vijuar qëndrimin në sheshin para Parlamentit, duke qenë se edhe Kuvendi pritet të zgjasë. Janë të shumtë deputetët që kanë regjistruar emrin për të folur.

“Çfarë pune tjetër kemi ne, këtu do rrimë! Çdo minutë, çdo orë do jemi këtu që të sensibilizojmë qytetarët. Ju e shihni sa shqiptarët po mblidhen për të protestuar, nuk kanë më çfarë humbasin”,- tha Kryemadhi ndër të tjera.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0086808204650879
    array(1) { ["section"]=> string(103) "protestuesit-ulen-kembekryq-reagojne-kryemadhi-dhe-bardhi-cfare-pune-tjeter-kemi-ne-ketu-do-rrime-89635" }