INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestuesit përplasen me policinë, Vokshi: Po vihet dorë ndaj grave e vajzave

Protestuesit përplasen me policinë, Vokshi: Po vihet dorë ndaj grave e vajzave

Publikuar më: 11:16 28-03-2019

Ka nisur me përplasje protesta e opozitës, ku banorët e Astirit janë përplasur me forcat e policisë. Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë.

Protestuesit vijojnë të hedhin shashka, tymuese dhe përplasen herë pas here fizikisht me forcat policore.

Ndërkohë, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albna Vokshi, ka akuzuar ministrin e Brendshëm Lleshaj, se ka urdhëruar që të vihet dorë tashmë edhe nda grave.

“Kemi marrë leje që të protestojmë, nuk më ndalon dot asnjë, Parlamenti është i rrethuar nga populli. Mund të vihet dorë ndaj grave e vajzave… është e tmerrshme”, – tha Vokshi.

Article Logic
Execution time: 0.0035197734832764