INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestuesit i ra infarkt në burg, Berisha: Krim i shëmtuar, ngjarja u mbajt e fshehtë

Protestuesit i ra infarkt në burg, Berisha: Krim i shëmtuar, ngjarja u mbajt e fshehtë

Publikuar më: 15:00 05-06-2018

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka reaguar për ngjarjen e rëndë që përfshiu një nga të burgosurit për protestën në Kukës.

Florian Onuzi pësoi një infarkt në ambientet e burgimit, pas të cilës gjykata vendosi lirimin e tij pasi në të kundërt i rrezikohej jeta.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Berisha e cilësoi ngjarjen në fjalë një krim të shëmtuar shtetëror. Sipas Berishës gjithçka ka ndodhur pas terrorit të ushtruar ndaj Onuzit, ndërsa shtoi se rasti në fjalë u mbajt e fshehtë.

REAGIMI I BERISHËS

Infarkti i miokardit ne burg i Florian Onuzit te pafajshem, eshte nje krim i shemtuar shteteror!

Te dashur miq, mediat njoftojne se Florian Onuzi vjeç 35 nga fshati Nange i Kukesit ka pesuar infark miokardi nga terrori psikologjik i ushtruar ndaj tij me porosi direkte te Edvin Kristaq Urrejtjes.

Ky krim i shemtuar shteteror eshte mbajtur i fshehte nga autoret e tij, çka provon edhe nje here qarte se terrori i tyre mbi Florianin, absolutisht te pafajshem, eshte shkaku direkt i atakut ne zemer.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt barbarie, i uroj nga zemra Florianit sherim te plote dhe ju bej thirrje te gjithe qytetareve te Kuksit dhe mbare Shqiperise te krrejme nje minute e me pare nga pushteti kalbesiren e Edvin Kristaq Urrejtjes! sb

Article Logic
Execution time: 0.0035960674285889