INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestuesi më “IN”, zbulon Harkun e Triumfit të Turpit [FOTO]

Protestuesi më “IN”, zbulon Harkun e Triumfit të Turpit [FOTO]

Publikuar më: 14:37 28-03-2019

Dilaver Nela është kthyer në protestuesin më “IN” të momentit, pasi është shfaqur në tubimet e opozitës dhe kongresin e PS me versionin e tij të shprehjes së revoltës ndaj politikës.

Më 16 mars 2019, ai protestoi kundër 3 partive kryesore me parullën: “Shoqëria Civile: PS, PD, LSI s’ka Shqipëri, por ka tre tepsi”.

Përveç asaj që shkruhej në pankartë, mbi kokë 54-vjeçari mbante 3 tepsi.

Ndërkohë para protestës së ditës së sotme, Dilaver Nela ka dalë sërish në shesh me 5 tepsi të lidhura në formë harku, ku në krye qëndron ajo me fytyrën e kryeministrit Edi Rama.

“Harku i Triumfit të Turpit”, shkruan këtë herë 54-vjeçari në pankartën e tij.

protestuesi.PNG

rrrrrrrppppp.jpg

Article Logic
Execution time: 0.00313401222229