INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta tek Unaza e Re. Rama, banorë me 8 vila dhe biznese të paligjshme kërkojnë dëmshpërblim

Protesta tek Unaza e Re. Rama, banorë me 8 vila dhe biznese të paligjshme kërkojnë dëmshpërblim

Publikuar më: 10:44 21-11-2018

Edi Rama kërkon nga banorët që protestojnë në Unazën e Re të largohen nga rruga dhe mos të bëhen pengesë për qarkullimin rrugor. Kryeministri foli edhe për dëmshpërblimin e këtyre banorëve. Rama ishte kategorik kur tha se dëmshpërblimi vjen në kurriz të qytetarëve që zbatojnë ligjin. Dëmshpërblimi i zaptuesve profesionistë është i pagëlltitshëm, deklaroi kreu i qeverisë.

Edi Rama:
Kemi njohur një kategori deri dje të panjohur, është ajo shprehja iku ujku dhe çakalli bën kërdinë. Individë, që shfaqen kërcënues dhe të lënduar në bllokimin e paligjshëm të pandershëm të rrugës. Kërcënojnë se duan dëmshpërblim nga taksat e qytetarëve që i është marrë territori, që meritojnë unazën e re, e pa asnjë gajle bllokojnë qarkullimin e janë shprehja më spektakolare e një degradimi total të të menduarit shoqëror e politik të këtij vendi. E që rezultojnë nga 3-4 e deri 8 ndërtime pa leje në tiranë e bregdet.
Degradim total të të menduarit shoqëror dhe politik.
Meqë abuzohet se ‘jam në proces legalizimi’. Të kesh aplikuar për legalizim nuk do të thotë se legalizohesh nëse ngrehina bie mbi rrugë, në tubacionet e ujësjellësit, aty ku kalojnë linjat e energjisë elektrike. Janë të përcaktuar saktësisht se kur nuk mund të legalizohet.
Dëmshpërblim për çfarë dhe mbi ç’të drejtës morale? Në dëm të atyre që nuk kanë zaptuar kurrë. Dëmshpërblim nga buxheti i shtetit që është kontribut për të rritur paga dhe ndërtuar shkolla dhe nga ky buxhet duhet të marrim para për të dëmshpërblyer zaptuesit profesionit. Kjo e papranueshme dhe nuk gëlltitet në asnjë mënyrë.
Teksa ju kërkoj të largohen nga rruga Rama thumboi edhe opozitën.
Edi Rama:
“Ata njerëz të largohen nga rruga që kanë zaptuar, duke u bërë gazi i botës dhe mish për top të atyre tjerëve që s’ju ka mbetur asgjë në kokë, asgjë në shpirt por ju ka mbetur të tundin flamur e shqyer të opozitës”.

Article Logic
Execution time: 0.0033550262451172