INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta të dhunshme në Maqedoni, të plagosur dhe të ndaluar [VIDEO]

Protesta të dhunshme në Maqedoni, të plagosur dhe të ndaluar [VIDEO]

Publikuar më: 08:18 18-06-2018

Të paktën 7 policë mbetën të lënduar gjatë protestave të zhvilluara një natë më parë në Maqedoni ndërsa 25 persona u ndalua.

Sipas MPB-së, ndërhyrjes së policisë i ka paraprirë hedhja e lëndëve shpërthyese nga protestuesit, duke bërë që forcat e rendit të përdorin edhe gaz lotsjellës.

Policia njofton se është duke identifikuar edhe personat e tjerë që sulmuan zyrtarët policorë..

Protestat para Kuvendit të Maqedonisë kundër marrëveshjes për emrin kanë kaluar në dhunë me policinë, pasi një grup i protestuesve kishin filluar të hidhnin gurë dhe sende të tjera ndaj policisë, në përpjekje që të thyejnë kordonin dhe të futen në Kuvend.

Policia ka përdorë gazlotsjellës për të shpëndarë protestuesit të cilët thërrisnin ‘tradhti’ kapitullim.

Ata kundërshtojnë marrëveshjen e arritur me Greqinë, ku është rënë dakort që emri i Maqedonisë do të jetë Republika e Maqedonisë Veriore.

Protesta po ashtu ka patur edhe në Greqi.

Tashmë pritet që vendimi për emrin duhet të miratohet edhe në parlamentet e dy vendeve, ku partitë opozitare janë hedhur në sulm ndaj tij me arsyetimin se është i dëmshëm për popujt e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0034830570220947