INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta për Unazën e Re/ Dyshohet se i këputi gishtat polices Ina Nuka, i riu kërkon LIRINË

Protesta për Unazën e Re/ Dyshohet se i këputi gishtat polices Ina Nuka, i riu kërkon LIRINË

Publikuar më: 11:55 04-12-2018

Dy të arrestuarit nga protesta për Unazën e Re të zhvilluar para Parlamentit ku u plagosën disa oficerë policie kanë apeluar masën e sigurisë "arrest me burg".

Daniel Drobaj dhe Dorjan Protoduari kërkojnë që të lirohen. Kërkesa e tyre është dorëzuar nga avokatët e dy të arrestuarve.

Arrestimi i Danjel Drobaj erdhi pasi dyshohet se hodhi kapsollën që i këputi gishtin efektives së policisë Ina Nuka.

Ndërsa Dorjan Protoduari u arrestua për organizimin e tubimeve të paligjshme në protestën e Unazës se Re.

18-vjeçari Droba gjatë marrjes në pyetje ka pranuar se ka hedhur 3 kapsolla në drejtim të kangjellave dhe jo në drejtim të policisë.

Article Logic
Execution time: 0.0033280849456787