INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta për ‘Rrugën e Kombit’, Meta flet për herë të parë për kuksianët por edhe për politikanët

Protesta për ‘Rrugën e Kombit’, Meta flet për herë të parë për kuksianët por edhe për politikanët

Publikuar më: 13:12 06-04-2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vlerësuar protestën e qytetarëve të Kukësit të cilët kanë kundërshtuar taksën e “Rrugës së Kombit”. Ky ështe reagimi i parë i kreut të Shtetit pas një jave të tensionuar.

Në një aktivitet për ditën e themelimit të “Aleancës Kombëtare të Studentëve Senatorë”, Meta theksoi se komuniteti ka të drejtë t’i kërkojë llogari qeverisë, pasi e përmirëson edhe më shumë këtë të fundit.

“Taksa, e drejtë e komunitetit të ketë kërkesë llogarie. Protesta forcon ndjenjën e llogaridhënies së qeverisë. Shpresoj në një reflektim dhe në dialog për çështjen. Dialogu ndihmon në përmirësimin e qeverisjes së vendit”, tha Meta.

Ai po ashtu u shpreh se opozita ka mundësitë për të shfrytëzuar instrumentet e saj për të rritur kontrollin parlamentar ndërsa mazhoranca duhet të jetë më e interesuar për dialog.

“Mesazhi i im ka qenë i qartë; opozita ka mundësitë për të shfrytëzuar instrumentet e saj për të rritur kontrollin parlamentar, por edhe mazhoranca duhet të jetë më e interesuar për dialog të qëndrueshëm me opozitën dhe të gjithë shqiptarët për të evituar çdo shkak për tensione të panevojshme dhe konflikte që nuk i shërbejnë as vendit dhe as qytetarëve“,- tha Presidenti.

Meta kërkon një fuqizim të shoqërisë civile, në një kohë që sipas tij “jetojmë në një klimë të papranueshme konfliktualiteti dhe përjashtimi”.

Article Logic
Execution time: 0.0041189193725586