INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta për Rrugën e Kombit. FNSH dhe RENEA, aksion gjatë natës, arrestime të shumta në Kukës

Protesta për Rrugën e Kombit. FNSH dhe RENEA, aksion gjatë natës, arrestime të shumta në Kukës

Publikuar më: 10:05 01-04-2018

Banorët e Kukësit janë përballur gjatë natës me ndërhyrjen e Forcave Speciale, të punonjësve të policisë dhe forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë pas protestës së djeshme, ky qytetarët protestuan kundër tarifës së lartë për kalimin në Rrugën e Kombit. Ende nuk ka një shifër zyrtare të arrestimeve, por mësohet se shumë persona janë prangosur gjatë orëve të natës. Familjarët flasin për arrestime të kryera në orën 4 apo 5 të mëngjesit ndërkohë që nuk janë informuar se ku po dërgohen të afërmit e tyre. Operacioni forcave speciale është kryer në koordimin me policinë e Kukësit. Prokuroria ka nisur hetim për shkatërrim prone pas protestës së djeshme ku dhjetëra qytetarë u mblodhën në rrugën e Kombit. Ata u përplasën me policin dhe situata degradoi në hedhje gurësh dhe shkatërrim të sporteleve të e kompanisë koncesionare të cilave ju vu flaka. Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaruan pas protestës se do të merren masa për të gjithë ata që ngritën dorë ndaj pronës publike.

Article Logic
Execution time: 0.0040638446807861