INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta PD-LSI në Fier, thumbon Rama: 100 petritat e Saliut, po të merrej zoti me votat, Monikës i kishte rënë rrufeja

Protesta PD-LSI në Fier, thumbon Rama: 100 petritat e Saliut, po të merrej zoti me votat, Monikës i kishte rënë rrufeja

Publikuar më: 12:06 09-03-2019

Kryeministri Edi Rama vijon normalisht takimin me qytetarët në kuadër të turit 'Bashkia që duam', pavarësisht se një grup simpatizantësh të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim e pritën dhe vijojnë që të protestojnë . Në fjalën e tij Rama i konsideroi protestuesit 100 petritat e Saliut dhe se protesta të tilla do të treten rrugës.

“Në Fier ka edhe demokratë dhe njerëz të zakonshëm që asnjëherë nuk e kanë vlerësuar PS-në, por jam i bindur që ata nuk kanë asnjë lidhje me atë 100 petritat e Saliut atje te kthesa, të cilët përfaqësojnë ekzakësisht dëshpërimin e madh të Saliut dhe çetës së tij që tani ka mbetur aty ku i takon rrugëve. Sikur la rrugët rrugëve e mori dhe e nxori PD-në rrugëve" tha Rama.

Edhe nga Fieri, kryeministri Rama u shpreh se opozita proteston pasi ka hallin e drejtësisë së re. “"Kujt ti dorëzohemi? Atyre te kthesa? Që në kthesë, janë do të mbeten dhe nuk kanë për ta marrë dot nëse kohët nuk do të ndahen nga kush i ka marrë peng. Peng i ka marrë koka që nuk di ku i çon. Duan të krijojnë gjithë alibinë se zgjedhjet janë kot, blihen dhe shiten. Kanë edhe një hall tjetër, ajo e shkreta reforma në drejtësi, se po ngushtohet laku. i" tha ai.

Më tej Rama shtoi se opozita kërkon t’i shmanget zgjedhjeve. Kreu i qeverisë thumboi edhe kryetaren e LSI Kryemadhin duke u shprehur se është e pamundur të gjesh dikë që të thotë se Monika nuk blen vota. Rama nuk kurseu edhe batutat.

“Po të merrej zoti me votat, Monikës i kishte rënë rrufeja” u shpreh Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0031991004943848