INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lindita Nikolla ju kthen përgjigje STUDENTËVE. Ja çfarë thotë ajo për kërkesat e tyre

Lindita Nikolla ju kthen përgjigje STUDENTËVE. Ja çfarë thotë ajo për kërkesat e tyre

Publikuar më: 15:41 07-12-2018


Pas protestës për të tretën ditë radhazi nga studentët e Universiteteve, Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla i ka kthyer përgjigje studentëve, por ata përsëri thonë se nuk ka negociata.

Përgjigja e Nikollës:

"Lidhur me pikën 2 dhe 3 të kërkesës konsiderojmë se është e nevojshme që vlerësohen ndryshimet ligjore, të cilat do të jenë pjesë e diskutimeve të grupeve të posaçme të punës që do të ngrihen.
Lidhur me pikën 4 dhe 5 të kërkesës sqarojmë se mbështetja studentore për kërkimin shkencor të studentëve të ciklit të tretë të studimit përfshirë dhe gradën shkencor tashmë është garantuar ligjërisht.
Lidhur me pikën 5 nga ana e MASR janë marrë masat e nevojshme dhe brenda vitit akademik 2018-2019 do të jenë të pajisur me kartën e studentit."

Gjithashtu pak më parë në një aktivitet në Parlament, ministrja Nikolla është pyetur për protestën e studentëve, të cilët janë çuar në një lëvizje të fuqishme në të gjithë vendin.

“Jam e gatshme të takohem kudo me studentët, por nuk është etike që unë të shkoj në shesh tek ata”, ka deklaruar Nikolla.
Ajo ka deklaruar se Këshillat Studentorë mund të reagojnë për çdo gjë.

Ndërkohë bëhet me dije se Ministrja e Arsimit ka inspektuar investimin që po kryhet në godinat e Qytetit Studenti Nr.2, pranë “21 Dhjetorit” në Tiranë. Ministrja Lindita Nikolla  deklaroi se investimi për godinat e studentëve është prioritet i qeverisë pasi janë akorduar 18 milion euro. Si investimet në këto 4 godina që akomodojnë mbi 1 mijë studentë  do të shtrihen me të njëjtin standard edhe në Qytetin Studentit për shumë prej godinave rezidenciale

 

496dfb9e-cb6f-4329-b332-2b980c772982.jpg

 

1ae9238e-9260-421b-b393-6944c4cbc583.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037009716033936