INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta, këshilla e Patozit për Ramën: Mbaje vath në vesh, nuk je…

Protesta, këshilla e Patozit për Ramën: Mbaje vath në vesh, nuk je…

Publikuar më: 15:20 03-04-2018

Ish-nënkryetari kryetari i PD, Astrit Patozi ka reaguar pas deklaratave të Ramës për protestën në Kalimash ku qytetarët kundërshtojnë taksën tek Rruga e Kombit. Patozi i thotë Ramës se përpiqu të kuptosh se nuk je, as i fortë dhe as i pamposhtur.

Statusi i Patozit në FB:
‘Kam vetëm një kërkesë në adresë të kryeministrit në vështirësi frymëmarrjeje sot: Mos luaj me ndjeshmërinë e protestuesve kuksianë dhe as të shqiptarëve të tjerë të revoltuar, jo vetëm për shkak të tyre, por mblidhe qeverinë dhe zgjidhe një herë e përgjithmonë çështjen e tarifës për Rrugën e Kombit. Mos kujto asnjëherë se do të shpëtosh duke nxjerrë qitapet e vitit 2011 apo ato të kohës së Haxhinastos. Nuk kanë më asnjë vlerë, sepse sot je ti kali i kapur duke shirë lëmin.

Dhe pasi ta zgjidhësh, përpiqu të kuptosh se nuk je, as i fortë dhe, as i pamposhtur, që ta kesh për tjetër herë, sepse këtu do të jemi prapë. Bëje mundësisht përpara se të lirohen ata "vandalët" e arrestuar, se çdo orë që kalon ta rrit faturën jo vetëm politike të kësaj afere. Dhe mbaje vath në vesh një herë e mirë që arroganca dhe karshillëku në rritje i pushtetit nuk janë asnjëherë forcë, por vetëm dobësi. Zakonisht, ato janë nisja e rënies së pandalshme për çdo qeveri të korruptuar.; shkruan Patozi

Nga protesta në Rrugën e Kombit u arrestuan 23 persona, ndërsa opozita ka paralajmëruar mosbindje civile.

Article Logic
Execution time: 0.0038168430328369