INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PROTESTA E STUDENTËVE/ Ish-zv.ministri Muka në shesh: Në auditorët tuaj ka kriminelë, ka...

PROTESTA E STUDENTËVE/ Ish-zv.ministri Muka në shesh: Në auditorët tuaj ka kriminelë, ka...

Publikuar më: 13:10 07-12-2018

Ish zëvendës ministri i arsimit, Taulant Muka , ashtu siç kishte paralajmëruar i është bashkuar sot protestës së studentëve përballë Ministrisë së Arsimit. Muka dha dorëheqjen vetëm dy javë pas emërimit. Ai kërkoi nga studentët që të mos tërhiqen nga protesta sepse vetëm në këtë mënyrë do të sigurojnë të ardhmen e tyre.

“Jeni e ardhmja e Shqipërisë. Kur u shikoja dje u emocionova shumë, e lashë punën atje për t’ju bashkuar juve. Jo politikë. Arritja më e madhe që Shqipëria ka bërë në këto tre vite, jeni ju, forca më e madhe e Shqipërisë, forca më e madhe kombit tonë. Dua t’ju përshëndes dhe dëshiroj të shtoni një kërkesë. Në auditorët tuaj ka kriminelë, ka pedagogë që nuk kanë diploma, duhet të kërkoni komision për rishikim të titujve akademikë sepse vetëm kështu mund të siguroni të ardhmen ju. Diaspora jashtë është me ju”, theksoi Muka.

Protestës së sotme u janë bashkuar me dhjetëra pedagogë të universiteteve të Tiranës, shumë prindër dhe qytetarë të zakonshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0034878253936768