INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Protesta e opozitës, “Pasha po vijmë”, protestuesit nisen drejt Tiranës [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 09:06 26-05-2018

Këtë të shtunë në orën 11:00 opozita ka paralajmëruar se do të zhvillojë një protestë marshim, që nis nga ministria e Brendshme dhe përfundon tek Kryeministria.

Nga rrethet protestuesit janë nisur për të qenë në protestën e orës 11.00.

Në mjetet e tyre janë ngjitur dhe postera “Pasha po vijmë?”, “Kush është Pashai?”, etj. Në fotot dhe videon shohim qytetarë që janë nisur nga Shkodra dhe Vlora

Mësohet se sot nuk do të ketë një podium dhe shumë fjalime, por ajo që dihet deri tani është se protuestuesve do t’i drejtohet vetëm kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Opozita kërkon largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pas publikimit të audio përgjimit ku akuzohet se ka mbrojtuar të vëllanë të akuzuar për trafik ndërkombëtar.

5.jpg

 

4.jpg

 

3.jpg

2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041220188140869