INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pronari i restorantit në Mikonos siguronte transportin e drogës me kompaninë e tij të anijeve dhe 6 kamionë

Pronari i restorantit në Mikonos siguronte transportin e drogës me kompaninë e tij të anijeve dhe 6 kamionë

Publikuar më: 19:17 29-11-2017

Tre trafikantët e drogës së kapur në Greqi, kanë dalë para gjykatës për masës sigurie. 2 shqiptarë dhe 1 italian janë lënë nga gjykata në burg pa afat. Asnjëri nuk e ka pranuar se ka lidhje me drogën edhe pse janë kapur brenda në skaf. Italiani ka deklaruar para gjykatës se është punësuar si kapiten për të drejtuar skafin. Ndërsa një nga shqiptarët ka thënë që ishte marrë në punë thjesht për ngarkim-shkarkim, dhe se nuk kishte dijeni për çfarë ngarkese ishte. Nesër pritet të dalin për masë sigurie edhe tre të arrestuarit e tjerë. Ndërkohë është zbuluar sesi funksiononte rrjeti i trafikut. Pronari i restorantit në ishullin Mikonos menaxhon edhe një kompani anijesh në Athinë si dhe është pronari i gjashtë kamionëve që u përdorën për të transportuar tonelata hashash nga bregu i Shqipërisë në Turqi nëpërmjet Samotrakës, tha policia greke. Sipas raportit të gjykatës, që mediat greke kanë siguruar këto anije janë vendosur në disa porte. Sipas dokumenteve të njëjta, trafikantët e drogës e shmangën kalimin përmes Isthmusit të Korintit në mënyrë që lëvizja e anijeve të tyre të mos regjistrohej.

Article Logic
Execution time: 0.0035607814788818