INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokuroria e Durrësit tregon detaje se si ndodhi grabitja

Prokuroria e Durrësit tregon detaje se si ndodhi grabitja

Publikuar më: 10:34 24-05-2018

Prokuroria e Durrësit ka reaguar për vjedhjen e dosjeve gjatë orëve të natës duke treguar detaje nga ngjarja se si ka ndodhur.

Sipas njoftimit Prokuroria deklaron se personat e paidentifikuar kanë hapur me sende të forta derën e Zyrës së Serverit ku kanë dëmtuar dhe pajisjet elektronike që regjistrojnë kamerat e sigurisë.

Më pas kanë hapur me forcë zyrën e prokurorit Afrim Shehu dhe një zyrë të oficerëve të policisë gjyqësore ku kanë marrë disa dosje.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës kur Godina e Prokurorisë ruhej nga punonjësit e Policisë Private.

Ende nuk dihet se çfarë dosjesh janë vjedhur ndërkohë që është urdhëruar që askush të mos hyj brenda për të shmangur kështu dëmtimin e vendit të provave.

NJOFTIMI

Me date 24.05.2018 ne orën 06:30 nga ana e punonjësve te prokurorisë se rrethit Gjyqësor Durrës është konstatuar se ne ambientet e prokurorisë, persona te paidentifikuar, me sende te forta kane hapur derën e Zyrës se Serverit ku kanë dëmtuar dhe marre pajisje elektronike qe regjistrojnë kamerat e sigurisë, etj.

Po kështu është konstatuar se këta persona kane hapur me force edhe zyrën e një prokurori dhe një zyre te oficereve te policisë gjyqësore. Ngjarja ka ndodhur gjate orëve te vona te natës kur Godina e Prokurorisë ruhej nga punonjësit e Policisë Private.

Lidhur me rastin është regjistruar procedimi penal për nenet 293/c/2 dhe 313/a dhe 333/a dhe 334 i Kodit Penal dhe po kryhen veprime intensive nga grupi hetimor ne lidhje me përcaktimin e faktit dhe identifikimin e autoreve te veprës

Ende nuk dihet se çfarë dosjesh janë vjedhur ndërkohë që është urdhëruar që askush të mos hyj brenda për të shmangur kështu dëmtimin e vendit të provave

Article Logic
Execution time: 0.0031688213348389