INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Projekti i ndryshimit të orareve mësimore në shkelje me ligjet dhe udhëzimet[VIDEO]

Publikuar më: 16:39 17-01-2018

Me projektin 3 lëndë në 6 orë qeveria dhe Ministria e Arsimit kanë lënë shumë paqartësi dhe janë bërë disa shkelje ligjore.
Para se të hartohej dhe miratohej udhëzuesi, duheshin shfuqizuar planet aktuale mësimore të arsimit 9-vjeçar dhe atij të mesëm, programet mësimore për çdo lëndë, udhëzimi i vitit të ri shkollor, ai për nxënësit e ngujuar, ai për mësimin në shtëpi, ai për nxënësit me aftësi ndryshe, udhëzimi për shkollat e mesme me kohë të pjesshme apo dhe ai i shkollave me korrespodencë.
Gjithashtu nisma është në shkelje me pikën 5 të neni 22 të Ligjit të arsimit parauniversitar, ku shkruhet se nxënësit, që nuk ka ndjekur të paktën dy klasa të arsimit bazë me kohë të plotë, kanë të drejtë ta ndjekë arsimin bazë me program mësimor individual, sipas procedurave të përcaktuara me udhëzim të ministrit. Ndaj lind pyetja si do të veprohet me këtë kategori nxënësish?
Edhe ngarkesa mësimore dhe shpërndarja e saj sipas pikës d të nenit 26, bëhen nga Ministri dhe jo nga ndonjë institucion tjetër. Në fakt kjo ishte nisëm që u lançua fillimisht nga kryeminisitri.
Po me arsim privat çdo ndodhë?
Neni 46 i ligjit thotë: Institucioni arsimor privat zbaton planin dhe programin mësimor të miratuar në momentin e licencimit. Për çdo ndryshim kërkohet miratimi i ministrit.
Po kjo deri më tani nuk ka ndodhur.
Pra me pak fjalë disa nene të ligjit të arsimit parauniversitar duhet të amendohen ose të ndryshojnë, me qëllim që nisma 3 lëndë në 6 orë të mos ketë “përplasje” ligjore.

Article Logic
Execution time: 0.0036478042602539