INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Projekt 230 mijë euro. Kroacia- Mal i Zi dhe Shqipëria bashkë kundër ndotjes së Adriatikut

Projekt 230 mijë euro. Kroacia- Mal i Zi dhe Shqipëria bashkë kundër ndotjes së Adriatikut

Publikuar më: 18:26 19-07-2018

Ndotja e brigjeve të Adriatikut është kthyer në shqetësim të madh për fqinjët e Shqipërisë. Nga Durrësi Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitarovic, ka lançuar projektin e pastrimin të detit. Gjatë prezantimit, ajo e vuri theksin në rëndësinë e parandalimit të fenomenit.
"Do të vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë ,Malin e Zi dhe vendet e tjera që lagen nga Adriatiku. Sepse fatkeqësisht gjatë dimrit, rrjedha detare dhe era transporton mbetjet në brigjet tona. Sigurisht duhet shumë punë dhe shumë fonde për pastrimin e brigjeve të Adriatikut. Do të preferonim të investonim më shumë në parandalim e ndotjes së mjedisit. Jam shumë e kënaqur të them se qeveria e Shqipërisë, kryeministri dhe presidenti dhe çdo kush që kemi folur gjatë ditës së djeshme dhe sot, të gjithë biem dakord që duhet të punojmë për të mbrojtur Adriatikun nga të gjitha llojet e ndotjes dhe mezi pres të zhvillojmë inisiativa të mëtejshme për të parë që ky projekt vihet në zbatim dhe të kemi një bashkëpunim Kroaci- Mal i Zi dhe Shqipëri për të mbrojtur Adriatikun që është një burim i madh për turizmin" u shpreh ajo.
Projekti do të fillojë me një fond prej 230 mijë euro. Drejtoresha e PNUD-it në Shqipëri theksoi se projekti i përgjigjet emergjencave mjedisore. Ministri Damian Gjiknuri ka vlerësuar nismën, duke e vënë theksin te parandalimi i ndotjes mjedisore.
‘’Është një projekt ku të dy shtetet janë të interesuara dhe që ka të bëjë me adresimin e fatkeqësive të mundshme detare dhe pasojave. Çfarë ndodh në Shqipëri mund të ketë efekt në Kroaci, prandaj është e rëndësishme për të dy vendet’’ pohoi Gjiknuri.

Article Logic
Execution time: 0.0029890537261963