INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Projeksionet e INSTAT, ja si emigracioni po na ''merr burrat'' dhe po ul numrin e popullsisë[VIDEO]

Publikuar më: 10:22 27-02-2019

Në “Projeksionet e popullsisë 2019-2031” të hartuar nga INSTAT bie në sy se fenomeni i emigracioni ka përmbysur raportin gjinor të popullsisë. Ku rezulton se po pakësohen shumë burrat.
Në vitin 2011, Shqipëria ishte një vend ku kishte më shumë burra se sa gra. Po këtë vit gjithçka është përmbysur, pasi ka 99.8 burra për çdo 100 gra. Sipas projeksioneve të përditësuara, raporti gjinor pritet të thellohet në favor të grave duke arritur deri në 89.1 burra për çdo 100 gra në 2031.
Po dhe popullsia e përgjithshme do të tkurret. Në vitin 2031 ajo parashikohet të arrijë në 2 milion e 746 mijë.
Ky numër është rreth 36 mijë banorë më pak krahasuar me numrin e popullsisë në Projeksionet e Popullsisë 2011-2031. Analizohet se ulja e numrit të popullsisë është pasojë direkte emigracionit dhe e normava të ulta të lindshmërisë. Në të njëjtën kohë numri i vdekjeve do të vazhdojë të rritet, si pasojë e një popullsie më të madhe në moshë të vjetër. Pra këto dy ndryshime do të sjellin edhe rënien e shtesës natyrore. Proces i plakjes shoqërohet me rritjen e shpejtë të koefiçientit të varësisë së të moshuarve nga rreth 20.5 të moshuar për 100 persona në moshë pune në vitin 2019, në rreth 35 të moshuar për çdo 100 persona në moshë pune në 2031.
Vetëm qarku i Tiranës pritet të ketë shtesë të popullsisë duke arritur në rreth 954 mijë banorë. Pra në vitin 2031, do të banojnë rreth 35% e popullsisë në kryeqytet. Ndërsa në qarqe të tjera numri i banorëve do të pësojë ulje.

Article Logic
Execution time: 0.0034918785095215