INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Probleme teknike brenda muajit! Çfarë ndodh me Facebook dhe sa i kushtojnë këto ndërprerje?

Probleme teknike brenda muajit! Çfarë ndodh me Facebook dhe sa i kushtojnë këto ndërprerje?

Publikuar më: 13:32 15-04-2019

Disa javë më parë por edhe ditën e djeshme gjigandët e rrjeteve sociale si Facebook, Instagram, Whatsapp patën një ‘black out’ total dhe i futi njerëzit në panik. Por cfarë ndodh më pas ?Një shkrim i të përditshmes italiane “Ilsole24ore” ka sjellë në fokus se sa i kushton kompanisë një ndërprerje e tillë.

Sipas analistëve parashikohet që fitimi i “Facebook” të arrijë në 68.98 miliardë dollarë për vitin 2019.

Diçka e tillë nënkupton se të ardhurat mesatare ditore arrijnë në 189 milionë dollarë. Përmes llogarive arrihet në konkluzionin se janë rreth 7.8 miliardë dollarë reklama që gjenerohen çdo orë dhe që mund të llogaritet edhe si humbje sepse me shumë mundësi ato u garantohen edhe klientëve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036821365356445